Eco Riciklim përdor teknologjinë inovative të Newster Group, një nga partnerët tanë kryesorë. Impianti Newster NW50 sterilizon mbetjet përmes Trajtimit me Nxehtësi nga Fërkimi (FHT), duke kombinuar fraksionimin mekanik dhe proçesin termik për inaktivizimin e florës mikrobiale.
Kjo teknologji arrin nivelin IV të sterilitetit sipas STAATT dhe përpunon 75-90 kg/orë mbetje infektive, duke krijuar një produkt homogjen, inert dhe të ripërdorshëm për prodhimin e energjisë. Newster përfaqëson angazhimin tonë për reduktimin maksimal të mbetjeve dhe qëndrueshmërinë mjedisore.